Fluminense mund Boka Zhuniors, fiton Copa Libertadores

Për të pestin vit radhazi, një ekip brazilian fiton Kupën Libertadores


Brazilanët e Fluminense triumfojnë në kohën shtesë ndaj Boka Zhuniors në finalen e Copa Libertadores. Ish mbrojtësi i Real Madrid, Marselo për rekord.

Në Rio De Zhaneiro të Brazilit, stadiumin ‘Maracana’ mbrëmjen e të shtunës u zhvillua finalja e Copa Libertadores mes Boka Zhunior (Argjentinë) dhe vendasëve të Flumineses.

Në impiantin mitik të Rios ishte skuadra e trajnerit Fernando Dinz (trajner i përkohëshëm edhe i Kombëtares së Brazilit) e cila për afro 30 minuta u shfaq më kërkuese duke vënë në vështirësi skuadrën e famshme argjentinase.

Për të konkluduar në të 36′-ën, ndërsa kaluan në epërsi me Cano i cili gjuajti në të djathtë të Romeros pas një asistimi të shkëlqyer nga Keno.

Në start të pjesës së dytë, kapiteni i Fluminenses Felipe Melo, dëmtohet dhe në vend të tij vjen ish-mbrojtësi i Sasuolos, Marlon.

Në minutën e 73-të vjen goli i barazimit argjentinas, Advincula kalon një seri kundërshtarësh, e nga skaji i zonës gjuan në mënyrë perfekte në këndin e poshtëm në të majtë të Fabios. Goli vjen e akordohet pas kontrollit të sistemit VAR.

Në shtesë vjen mrekullia e ekipit brazilian i cili kalon në epërsi në minutën e 99-të, teksa Kenedi realizon golin e historisë së klubit të tij me verdiktin që për herë të parë fiton këtë trofe të madh të CONMEBOL./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!