Di Maria: Lë kombëtaren pas…

Nesër ‘Finalissima’ në Wembley’ kundër Italisë, më pas Botërori. Pas Kupës së Botës në Katar, Angel Di Maria do të largohet nga kombëtarja e Argjentinës.

Është vetë ish mesfushori i Realit që zbardh lajmin gjatë një interviste për Olè:

“Pas Kampionatit Botëror, do t’i them lamtumirë Seleccion-it, ka ardhur koha. Ka shumë djem që po përmirësohen dhe pak nga pak do të dëshmojnë se janë në drejtimin e duhur.

Unë mora atë që doja, do të ishte egoiste nga ana ime të vazhdoja pasi arrita të shkoj te objektivët që kisha vendosur.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!