Egnatia kthehet në shtëpi, Dinamo kërkon tri pikë ndaj Skënderbeut

Abissnet Superiore nis këtë të martë javën e 11-të të saj. Nxitimi për të mbyllur në kohë këtë edicion të 85-të ka ngjeshur ndeshëm kalendarin e elitës.

Në fakt, edicioni aktual me 36 javë dhe ndeshjet e ‘Final Four’, ato të Kupës së 72-të të Shqipërisë, kushtëzohen ndjeshëm nga faza finale e Euro 2024′ që do të mbahen verën e ardhëshme në Gjermani. Aty ku Kombëtarja kuqezi pritet të jetë njëra nga 24 finalistet e turneut…

Egnatia- Kukësi 14:00

Sot hap javën e 11-të Egnatia-Kukësi me rrogozhinasit kryesues dhe që kthehen të luajnë në fushën e tyre fill pas rimbjelljes së fushës.

Trajnerit Tetova i kthehet sulmuesi Rafael Duamena pas pezullimit një javor nga Disiplina. Pritet interesim i lartë i tifozerisë vendase. Te Kukësi, Nica për të vijuar magjinë e sukseseve të javëve të fundit. Verilindorët do të vuajnë mungesën e Reçit (kartonë). Në dyshim disa të tjerë përfshirë dhe portierin Tafas. Pas rehabilitimit, Rashiti teksa u hodh në minutat e fundit ndaj Vllaznisë (goli i fitores 1-0) pritet ta nisë nga minuta e parë.

Dinamo- Skënderbeu 17:00 (në Elbasan)

Pasi u paraqitën ndryshe në derbi me Tiranën (1-1), dinamovitët e Dritan Mehmetit, kanë gati sfidën me korçarët duke qënë pritës në ‘Elbasan Arena’.

Pezullimi i Gudiabit shihet si mungesë e madhe e bluve të cilët në ndeshjen e parë të Mehmetit si trajner u shfaq me look ndryshe. Jo vetëm në performancë por dhe në emra e role. Lënja në stol e Prodanit dhe portierit Rexhepi duke preferuar Salin u kaluan në ‘qetësi’.

Skënderbeu vjen me moral të lartë. Një barazim dramatik ndaj Egnatias javën e kaluar rrit shanset e juglindorëve për të ndalur Dinamon. Kontigjenti disi cunguar pasi elementë si Premçi e ndonjë tjetër konsiderohen mungesa për stafin teknik.

Sot:

Egnatia- Kukësi 14:00

Dinamo Siti- Skënderbeu (në Elbasan) 17:00

Të mërkurën 1 nëntor:

Laçi- Partizani 14:00

Tirana- Teuta 14:00

Vllaznia- Erzeni 17:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!