Dinamo nis ngjitjen, blutë thyejnë Skënderbeun në Elbasan

Abissnet Superiore, java e 11-të; Dinamo Siti- Skënderbeu 2-1 Kaçorri 8′, L. Vila 28’/ Nikaj 18′)

Me tre gola të shënuar në pjesën e parë, mbyllet historia e Dinamo Siti- Skënderbeu luajtur këtë mbrëmje në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit.

Dy herë blutë në të 8′ dhe 28′ dhe një gol i korçarëve në të 18′, ishin momentet vendimtare të kësaj sfide të zonës së fundit të javës së 11-të ‘Abissnet Superiore’.

E ndarë në dy tablo, Dinamo u shfaq më kërkuese në 45′ e para dhe miqtë nga Korça në të dytën duke prodhuar një ndeshje të luftuar deri në fund.

Ndërkaq pas këtij suksesi (një barazim dhe një fitore nën drejtimin e Mehmetit), duket se skuadra 18 herë kampione e Shqipërisë edhe pse mbetet në fund, tani ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me skuadrat e fundit.

Për Skënderbeun, alarmi i fundit të tabelës kthehet në problem të ditës pasi juglindorët me vetëm dy pikë mbi zonën e kuqe kurrësesi nuk mund të ndihen të qetë.

Sakaq më herët u luajt takimi Egnatia-Kukësi 2-1 ndërsa nesër tre përballjet e tjera; Laçi- Partizani, Tirana-Teuta dhe Vllaznia- Erzeni./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!