Partizani thyen në fund Teutën, Egnatia e pëson në shtesë

Abissnet Superiore, java e dhjetë: Teuta- Partizani 0-1 (Keko 90+2)

Skënderbeu- Egnatia 1-1 (Markos Ramos 90+14/ Iskandarli 2′)

“Arena e Demave”, Tiranë:

Keko në golin e parë me bluzën e Partizanit i dhuron tri pikë të kuqëve në luftën për të marrë kreun e renditjes.

Në fakt, Teuta pritëse në “Arenën e Demave” pati një mundësi ideale me Filin nga pika e bardhë por sulmuesi e goditi jashtë penalltinë e tij.

Përgjithësisht dueli me dy skuadart që do të luajnë edhe ndeshjen e javës së parë (të prapambetur), ishte e luftuar me të kuqtë më kërkues.

Pas kësaj jave kreu njeh dy skuadra me pikë të barabarta 20. Egnatia dhe Partizani nisin shkëputjen nga ndjekëset.

Në Korçë, Skëndebeu ia doli të barazojë Egnatian pas golit të shënuar nga Markos Ramos në fund. Më herët teksa luhej e dyta minutë Iskandarli pati kaluar përpara rrogozhinasit. Ky rezultat regjistron dhe barazimin e parë sezonal të korçarëve pasi deri në javën e 9-të kishte 4 fitore dhe 5 humbje.

Ndërkohë në shkallë përgjatë këtij takimi pati një moment frike pasi një tifoziqë ishte në tribunë ku qëndrojnë ultrasit e Skënderbeut, i ka ikur gjuha poshtë duke bërë që loja të ndalet dhe stafet mjekësore të të dyja skuadave të vraponin për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. Pacienti u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!