Tirana- Dinamo, derbi pa fitues në “Selman Stërmasi”

Abissnet Superiore, java e 10-të Tirana-Dinamo Siti 1-1 (Hasani 40’/ Denison 51′)

Tirana dhe Dinamo u takuan për herë të dytë gjatë këtij sezoni me ndeshjen e luajtur këtë pasdite në ‘Selman Stërmasi’. Te bardheblutë pati si gjithë këto javë mungesa të shumëta ndërsa te blutë Dritan Mehmeti dhe stafi i ri Dinamos në debutim.

Pjesa e parë me ritëm por për të parë golin e parë duhej pritur deri në të 40_-ën teksa Hasani godet saktë për 1-0.

Ndërkohë pjesa e dytë nisi shumë mirë për Dinamon, teksa në minutën e 51-të Denison goditi nga pozicioni qëndror për të barazuar shifrat.

Në minutën e 74-të Guadiabi doli me karton të kuq duke lënë me 10 futbollistë skuadrën e Mehmetit. Tirana këmbënguli fort por mbrojtja e Dinamos me Salin në portë ruajti pikën e vyer.

Tirana ruan vendin e 4-ët në kohë reale ndërsa Dinamo mbetet e fundit me 8-të pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!