Superiore/ E 10-ta regres në gola, akti i 11-të nis të martën, kalendari…

  • U luajt sot java që prodhoi numrin më të ulët të golave. Dy gola në shtesë, një tjetër 5 minuta nga fundi…

Nga Isuf Myrtaj

Java e dhjetë në Abissnet Superiore u mbyll sot me dy ndeshjet e mbrëmjes Teuta- Partizani 0-1 dhe Skënderbeu- Egnatia 1-1. Më herët, Tirana dhe Dinamo Siti barazuan 1-1 në ‘Selman Stërmasi’. Po për këtë javë, dje, Erzeni-Laçi 0-0 (“Arena e Demave”) dhe Kukësi-Vllaznia 1-0.

E gjitha kjo me evidentimin e javës me më pak gola në këto javë. Po t’i referohesh vetëm javës së parë u shënuan plot 16 gola në 4 ndeshje (Partizani- Teuta u shty për impenjimin e kampionëve në Europë). E dyta solli 14 gola e kështu me radhë; java e tretë 21 gola, e 4-ta 12, e 5-ta 11, e 6-ta 9 gola, e 7-ta 10-të, e 8-ta 14, e 9-ta 16 dhe kjo e sotmja vetëm 6 gola të realizuar.

Kampionati kryesohet nga Egnatia dhe Partizani me 20 pikë (të kuqtë një ndeshje për t’u rekuperuar me Teutën, java e 1-rë). Gjashtë pikë më poshtë vijnë Laçi dhe Tirana të cilat formojnë në kohë reale dhe ‘Final Four’. Mbyll Dinamo me 8 pikë.

Golashënuesi më i mirë Rafael Duamena (Egnatia) me 9-të gola.

Ndërkohë të martën me 31 tetor nis java e 11-të. Në fushë duelet:

Egnatia- Kukësi 14:00

Dinamo Siti- Skënderbeu (në Elbasan) 17:00

Të mërkurën 1 nëntor:

Laçi- Partizani 14:00

Tirana- Teuta 14:00

Vllaznia- Erzeni 17:00

Klasifikimi pas javës së 10-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!