Fiton Kukësi, Bylis vuan për tri pikë, bie Kastrioti

Abissnet Superiore, java e 9-të: Kukësi- Laçi 1-0 (Abdu 64′)

Në ‘Kukës Arena’, Kukësi vendas mundi Laçin me një gol të shënuar nga Abdu me kokë në minutën e 64′. Një ndeshje me ritëm të ulët por në mundësinë ideale vendasit arrijnë të realizojnë dhe të marrin tri pikë për një total në tabelë 10.

Në anën tjetër kurbinasit edhe pse ishin më kërkues nuk ruajtën dot trendin e fitoreve të fundit duke u ndalur si gjithnjë në Kukës. Humbja e parë dhe për trjnerin Josa në angazhimin e dytë me bardhezinjtë.

———————————————-

Ndërkaq u luajtën 5 takime të javës së 8-të në Kategori të Parë. Bylis me vështirësi mundi Lushnjën 1-0 ndërsa Apolonia ia doli të mposhtë në Luz të Vogël vendasit e Luzi 2008 0-3.

Në Berat Tomori vendas barazoi 1-1 me Besën. Ndërkohë dy derbet rajonalë Korabi-Burreli (1-0) dhe Kastrioti- Vora (2-3),mbyllën sfidat e kësaj jave e cila nisi dje me Flamurtari- AF Elbasani 2-1./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!