Kukësi pret Laçin, Dinamo streha në Elbasan

Pas Skënderebu-Vllaznia 0-2 luajtur dje, sot Abissnet Superiore ka në program dy duele të tjera për javën e 9-të të edicionit të 85-të futbollit.

Në ‘Kukës Arena’ (14:00), Kukësi do të presë Laçin e Mirel Josës. Verilindorët ndodhen në vendin e fundit të kampionatit dhe duan tre pikë për të dalë nga kriza.

Nga ana tjetër, bardhezinjtë kërkojnë vijimësi për të ruajtur trendin e zonës “Final Four”.

Pak më vonë në “Elbasan Arena”, Dinamo do të presë Teutën (17:00). Të dyja skuadrat ndodhen në krizë rezultatesh dhe kërkojn tre pikët në mënyrë që të nisin ngjitjen te zona lart.

Sot:

KUKËSI – LAÇI 14:00

DINAMO – TEUTA 17:00 “ELBASAN ARENA”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!