MotoGP/ Banjaia bën kampionin, triumfon dhe rimerr kreun

Horge Martin dhe Mark Markez bien në zhavorr, italiani përfiton dhe zhvillon garë spektakolare. Fiton Çmimin e Madh të Indonezisë

Të gjithë prisnin një përgjigje të rëndësishme për të ndryshuar trendin e keq të kohëve të fundit dhe Françesko Banjaia e dha këtë mëngjes duke fituar dhe duke u rikthyer para të gjithëve në renditje.

Kjo është historia e Peko Banjaias i cili fiton Çmimin e Madh të Indonezisë duke mbyllur një rikthim nga vendi i 13-të. Tani avantazhi ndaj Horge Martin në vendin e dytë është 18 pikë me vetëm 5 gara nga fundi i Botërorit në MotoGP 2023.

Vendi i dytë në Indonezi shkon për Maverik Vinjales i cili fiton një betejë deri në xhiron e fundit me Fabio Kuartararo, duke e çuar Aprilia-n e tij një hap larg fitores së shumëpritur. Gjithësesi gara e francezit renditur i treti, ishte spektakolare mbi një Yamaha që është ende në vështirësi.

Dëshpërim për spanjollin Horge Martin i cili hedh poshtë një garë të dominuar e që ishte i destinuar ta çonte në fitoren e katërt radhazi.

Pas një fillimi perfekt dhe një sërë xhirosh të shpejta, piloti spanjoll rrëshqiti pothuajse dy sekonda pas Vinjales në të dytin, duke bërë gabimet e zakonshme që e kanë penalizuar në karrierën e tij në MotoGP.

MotoGP do të kthehet në pistë në fundjavën e 22 tetorit për Çmimin e Madh të Australisë me fillimin e garës në orën 05:00.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!