MotoGP/ Martin fiton garën Sprint, Ducati kampion për konstruktorë

Rikthimi si kryesues dhe fitorja që tashmë është bërë zakon për Horge Martin, i cili fiton një tjetër garë sprinti me një performancë spektakolare. Duke u nisur i gjashti, piloti spanjoll mori drejtimin pas më pak se 10 xhirove me një seri parakalimesh shumë agresive dhe efektive.

Kjo është fitorja e pestë e Martin në një garë sprint në MotoGP dhe përkon me parakalimin me pikë të Peko Banjajës duke e lënë 7 pikë prapa teksa kalendari ka dhe 6 gara zyrtare.

Në shkallën e dytë të podiumit ngjitet Luka Marini (VR46) i jashtëzakonshëm në pistë. Ducati i Marko Bexekit kompleton treshen kryesore, duke fituar betejën me Aprilia-n e Vinjales vetëm në xhiron e fundit.

Gara e zakonëshme zhvillohet nesër në orën 09:00.

Konstruktorë:

Ndërkaq vjen titulli i parë botëror i sezonit në GP e Indonezisë. Fitues është Ducati, i cili me suksesin e Martìn në Garën Sprint dhe rezultatin e jashtëzakonshëm të pilotëve të Mooney VR46, Marini dhe Bexeki, triumfon për konstruktorë për herë të 4 radhazi.

Ndërkaq Ducati pretendon fort për të fituar dhe në garën për pilotë. Horge Martin kryeson me 7 pikë në duelin me Banjajën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!