MotoGP/ Horge Martin fiton Çmimin e Madh dhe afrohet me kreun

Me tri gara nga fundi, Banjaia (389) dhe Martin (376) afrohen me 13 pikë. Titulli kampion në MotoGP 2023, jashtë parashikimit.

Pilotii spanjoll Horge Martin pasi fitoi Garën Sprint të shtunën, fitoi edhe Çmimin e Madh të Buriramit në Tajlandë në MotoGP.

Martin me Ducati Pramac e nisi nga pole dhe kaloi vijën e finishit përpara të gjithëve në fund të një dueli spektakolar me KTM-në e Bred Binder.

Lideri i Botërorit Françesko Banjaia përfundoi në vendin e tretë me Ducati zyrtar, më pas u bë i dyti pas një penalltie për Binder (kaloi kufijtë e pistës në xhiron e fundit): Peko mbetet lider i Kampionatit Botëror MotoGP me 13 pikë përpara Martin.

Kështu, gara për titull vazhdon dhe bëhet gjithnjë e më emocionuese. Martin kundër Banjaia, klientët Ducati kundër Ducati zyrtar. Gjithçka do të vendoset mes Malajzisë, Katarit dhe Valencias, në një duel final që prej vitesh nuk ka qenë kaq i ngushtë dhe i paparashikueshëm.

Lufta për titullin kampion është më e ndezur se kurrë.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!