Tifozët e Napolit duan Konten, plasin mesazhet: Eja për një picë

Rudi Garsia në ikje dhe populli napolitan dëshiron Konten e pamundur në vend të francezit. Ndryshe Igor Tudor, Fabio Kanavaro ose ndonjë teknik tjetër që po punon në heshtje.

Ultrasit e Napolit i kanë dërguar disa sms Kontes për t’ja shtruar tapetin e “kuq” në ambientin e kaltër të Napolit.

Disa nga mesazhet në adersë të Antonio Kontes.

“Mister eja dhe ha një picë të bukur në Napoli”.

“Përshëndetje Antonio, ju e dini që në Napoli ka edhe det. Mund të shkoni me siguri në Capri, Ischia, Sorrento, Procida me jahtin tuaj. Bregdeti? Edhe yjet e Hollivudit shkojnë atje, vendi më i mirë në botë. Mendojeni këtë. Faleminderit”.

“Mister eja urgjentisht në Napoli”. “Hajde mister, me ju do të fitojmë Scudetton e katërt. Imagjinoni emocionin!”. “Mister, ne presim vetëm njoftimin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!