Pipo Inzagi merr vendin e Sozës te Salernitana

Presidenti i Salernitanës Danilo Iervolino vendosi të shkarkojë trajnerin Pauolo Soza teksa mejhëherë ka emëruar Filipo Inzagin.

Humbja në Monza nuk i la asnjë shans Paulo Soozës për të vijuar. Salernitana e shkarkoi atë duke thirrur Pipo Inzagin në vend të tij.

Tre pikët e grumbulluara deri më tani nga portugezi janë shumë pak, rezultati i barazimeve me Romën, Udinesen dhe Frosinone, me skuadrën që kthehet nga tre disfata radhazi, dy prej të cilave shumë të rënda (0-4 ndaj Interit dhe 3-0 me Monzën).

Soza, 53 vjeç, mbërriti shkurtin e kaluar në vend të Davide Nikolas dhe kishte çuar Salernitanën drejt një shpëtimi të qetë me një bilanc prej 4 fitoresh, 9 barazime dhe 3 humbje në 16 ndeshje.

Portugezi kishte vendosur të qëndronte pavarësisht zërave për interesimin e Napolit në periudhën pas Spaletit. Ndërkaq Pipo në start ka një përplasje të drejtpërdrejtë për shpëtim, pasi ish-trajneri i Milanit, Bolonjës dhe Beneventos ardhur nga përvoja e tij te Rexhina do përballet në shtëpi me Kaljarin e Ranierit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!