Tetë javë me pankina të “minuara” kush iku dhe kush …vjen

Reziston Di Biaxho, pankina që ‘fluturojnë’ dhe të pasigurta te klubet…

Me ndeshjet e luajtur dje për javën e tetë Abissnet Superiore, 10 skuadrat e eltës së futbollit shqiptar ndalën vrullin teksa për shkak të impenjimëve të Kombëtares do të pushojnë deri në 21 tetor kur dhe është planifikuar java e nëntë e saj.

Në fakt, dy ditë më herët kampionati ndizet nga ndeshja e prapambetur Partizani- Tirana (19 tetor) por që gjithësesi, ditët janë goxha për të ‘reflektuar’.

Egnatia qëndron në krye me 16 pikë. Ndjekin Laçi e Tirana me 13 dhe më pas vijnë skuadrat e tjera deri te Kukësi e Dinamo në fund me nga 7 pikë. Një pikë mbi ta renditet Teuta me durrsakët që kanë një duel për të rekuperuar me Partizanin (java e 1).

Ndërkaq veçoritë pse jo dhe ristë me një javë nga fundi i fazës së parë (kampionati luhet me katër faza dhe Final Four), figurojnë të shumëta. Përpos ecurisë me hope të disa skuadrave, numrit të shtuar të golave, ndeshjeve të ngjeshura thuajse çdo ditë të javës, simptoma e largimit të trajnerëve vjen si dukuri e pazakontë.

Që në javën e parë Stavri Nica braktisi Laçin dhe në javën e tretë prezantohet te Kukësi. Durrsaku mori vendin e Rrahman Hallaçit i cili u largua nga verilindorët javën e dytë pas humbjes me Egnatian.

Por te kurbinasit largimi i Nicës solli në stol Skerdi Bejzadën që çuditërisht largohet nga bardhezinjtë pas pesë ndeshjeve (2 fitore, 3 humbje) për t’ja lënë vendin Mirel Josës (dy ndeshje dy fitore).

Në fakt pankina e tretë që lëvizi i takoi Diego Longos pas humbjes 2-0 me Vllazninë në Shkodër (java e 5 me një fitore një barazim, dy humbje dhe një sfidë të shtyrë). Në vend të tij Edi Martini.

Valsi vijoji te pankina e Tiranës kur pas ndeshjes së humbur me Laçin, bardheblutë pezulluan Orges Shehin dhe provizoruan Juljan Ahmatajn. Nga ana tjetër, dje duket se ka mbaruar aventura e Zoran Zekiç te Partizani me ndryshimin se klubi dhe kroati kanë negocuar (në fakt pritet zyrtarizimi i lëvizjes nga klubi i kuq).

Në pole as më pak e as më shumë por trajneri Orges Shehi. E çuditëshme situata me Bejzaden teksa ish tekniku i Laçit pas largimit tha se “iki për probleme familjare” ndërsa dje u pa në Kukës duke ndjekur Vllaznia-Tirana. Kandidati i radhës në survejim Migen Memelli apo…thjesht rastësi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!