Java e tetë/ Nis Laçi, mbyllin Teuta e Partizani

Përgatiti: Erga Kenga

Pas dy ndeshjeve të para Egnatia- Dinamo luajtur të premten dhe Vllaznia- Tirana të shtunën, sot radha e tre përballjeve të tjera të javës së 8-të në Superiore.

Paralelisht dhe dy takime të javës së 7-të në Kategori të Parë.

Laçi- Skënderbeu në orën 14:00 sfida e parë e ditës me kurbinasit pritës e me moral të shtuar pas atij triumfi javën e kaluar në kryeqytet ndaj Tiranës 0-3. Josa pas debutimit në krye të stolit javën e kaluar, do të ketë të gjithë grupin e duhur për të përzgjedhur elementët më të mirë të mundshëm.

Korçarët nga ana e tyre rikthehen në Laç pas një edicioni mungese teksa 13 marsi 2022 përkon me barazimin 0-0. Sot Gvozdenoviç me të tijtë për të vijuar trendin e suksesit. Juglindorët regjistrojnë dy fitore në dy javët e fundit duke kaluar Erzenin dhe Partizanin. Nuk kanë sherbimet e anësorit Shaqe kthehet Randi Dumfur.

Ndërkohë në 18:00 në “Niko Dovana’ derbi rajonal Teuta-Erzeni. Vendasit së bashku me rikthimine Edi Martinit në timon gjetën dhe suksesin e madh javën e kaluar kur në Rrogozhinë mundën Egnatian 0-1. Për trajnerin të gjithë futbollistët janë në dispozicion.

Ndërkaq shijakasit paraqiten në këtë takim pas humbjeve me korçarët dhe kuksianët. Në fakt, problemi i vetëm i tyre jnë oshilacionet e shumëta me kontigjentin që njeh mungesën e madhe (kartonë) të qëndërmbrojtësit Nehar Sadiki. Edhe sulmuesi Agim Zeka ka shfaqur probleme dhe vetën sot do të merret vendimi për ta përfshirë në lojë.

Partizani me Zoran Zekiç mbase në ndeshjen e fundit si trajner te të kuqtë (nga Kroacia ka patur lajme se kthehet të hënën te Osijek), e ka detyrim fitoren me Kukësin në “Arenën e Demave”. Ndonëse ka dy ndeshje më pak, kampionët në fuqi shohin t’ju largohet kreu që mbahet nga Egnatia me 16 pikë dhe 8-të pikët që kanë deri tani duken pak për ekipin e ndërtuar për të ruajtur fronin. I rikthehen Rrapaj dhe Murataj ndërsa Andi Hadroj vuan ende dëmtimin.

Te Kukësi, dora e Nicës evidente. Verilindorët arritën 7 pikë në tri ndeshje ë fundit duke zbuluar dhe goleadorin e ri Sebastian la Torre. Megjithatë pas 7-të xhirove, bashkë me Dinamo City, qëndrojnë në fund.

Abissnet Superiore, java e 8-të:

Laçi- Skënderbeu 14:00

Teuta- Erzeni 18:00

Partizani-Kukësi 18:00

Java e 7-të Kategori e Parë:

Sot, 14:00:

Kastrioti-Korabi (në Fushë Krujë)

AF Elbasani-Burreli (në Rrogozhinë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!