Di Biaxho: Të ruajmë vazhdimësinë, ndaj Egnatias me mungesa

Dinamo e teknikut Luixhi Di Biaxho ka dhënë sinjale përmirësimi pas në dy takimet e fundit ka marrë një fitore dhe një barazim. Sigurisht ndeshja e nesërme për llogari të javës së tetë Abissnet Superiore duket një tjetër finale për blutë kryeqytetas teksa këtë sezon emërtohen Dinamo City. Pra takimit foli italiani i pankinës kryeqytetase Di Bixho.

“Dy rezultatet e mira radhazi janë diçka e mirë, por ndeshja me Vllazninë ishte e çuditshme, ndoshta duhet ta kishim vendosur në favorin tonë. Synimi ynë është të ruajmë vazhdimësinë, kemi pësuar 1 gol në këto dy ndeshje, edhe ai që erdhi ishte nga 11 metra.

Jam i lumtur me ecurinë e skuadrës, sepse janë sinjale që skuadra jonë është rritur. Ndeshjet e fundit nuk është se kemi pasur shumë fatin me vete, kemi folur me njëri tjetrin dhe duhet më shumë kujdes, pasi situata me kartonat i vështirëson punën skuadrës tonë, duhet të ndryshojë pasi kemi pësuar gola nga 11-metra.

Ndaj Erzenit në pjesën e dytë luajtëm më mirë, jemi ekip në rritje, sigurisht kemi mangësitë tona, meritonim të kishim pikë më shumë. Skuadra jonë është e bukur për tu parë, na mungon veç goditja përfundimtare për të vrarë ndeshjen.

Sigurisht fajin e kemi vetë dhe po përpiqemi ti rregullojmë gjërat, duke filluar që nga ndeshja e radhës. Kam 4 mungesa, ata që do të luajnë do të bëjnë më të mirën”,- tha Di Biaxho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!