Shehi, klubi e konsideron të pezulluar, vjen Ahmataj

Largimi i Shehit këtë paradite nga Tirana, ka gjetur reagimin e vetë klubit ndërsa me një komunikatë, njofton se trajneri është pezulluar dhe se ai do të qëndrojë në kontratë deri në fund të marrëveshjes.

Në fakt, Orges Shehi e ka marrë vendimin që kur la tutat për të parë përpara. Madje fill pas aktit të komunikuar nga Tefik Osmani, qarkulloi dhe pasuesi i tij teksa lidhej me emrin e Juljan Ahmatajt i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë trajner i përkohëshëm. Këtë e ka pohuar vetë Halili teksa takoi skuadrën…

Komunikata e Tiranës:

“Pas shqyrtimit të rrethanave, lidhur me situatën sportive dhe rezultateve te dobëta në të cilën ndodhet klubi aktualisht, bazuar në Kontratën individuale të punës, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur të pezullojë nga detyra trajnerin Orges Shehi. Gjithashtu, klubi njofton se do të vazhdojë marrëdhënien kontraktuale me trajnerin Shehi deri në përfundimin e saj.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!