Kastrioti- Luzi 2008 hap javën e 5-të…

Kategoria e Parë nis sot javën e 5-të të saj. I vetmi takim i programuar për sot i takon ndeshjes Kastrioti-Luzi 2008 që do të zhvillohet në orën 15:00 në Fushë Krujë.
Ndërkaq 5-së sfidat e tjera zhvillohen të enjten. Duele të ndezura në të gjitha impiantet pasi të gjitha skuadrat kanë dëshmuar se kanë poteniciale për të marrë pikë e befasuar këdo.
Pas 4-ër javëve kryesojnë AF Elbasani e Bylis me nga 10 pikë, mbyllin Luzi 2008 me 2 dhe Burreli me 1 pikë./Sportiim.al/
Sot, java e 5-të:
Kastrioti-Luzi 2008
Nesër (e enjte) ora 15:00
Bylis- Korabi
Lushnja- Flamurtari (në Peqin)
Vora- Tomori
Apolonia- Burreli
Besa- AF Elbasani (në Luz)