Verstapen kampion bote për herë të tretë radhazi në F1

sportiim2

Holandezi i Red Bull Maks Verstapen shpallet kampion bote për herë të tretë.

Ngjau sot në fund të pistes Losail të garës Sprint e fituar nga Oskar Piastri (i cili kishte nisur nga pole) përpara vetë holandezit dhe McLaren-it tjetër të Lando Norris, autor i një rikthimi të mirë në fund.

Siguria e titullit të tretë dhe historik mbërrin pak më shumë se në gjysmë të garës me largimin e shokut të skuadrës Serxho Perez, viktimë e pafajshme të duelit mes Esteban Okon dhe Niko Hulkenberg.

Vendi i katërt dhe i pestë për Mercedesin e Xhorxh Rasëll dhe Luis Hamilton. Ferrari i gjashti dhe i shtati në vijën e finishit me Karlos Sainz përpara Sharls Leklerk. Në fund të garës, Monegasku u ndëshkua me pesë sekonda pasi kishte tejkaluar kufijtë e pistës në katër raste, duke lënë kështu zonën e pikëve.

Gara Sprint në Katar, mbërritja: Oscar Piastri McLaren 1:24.4542 Lando Norris McLaren +0.0823 Max Verstappen Red Bull Racing +0.1924 George Russell Mercedes +0.3875 Carlos Sainz Ferrari +0.7016 Charles Leclerc Ferrari +0.7937 Nico Hulkenberg Haas F1 Team +0.8668 Sergio Perez Red Bull Racing +0.9289 Fernando Alonso Aston Martin – –10 Esteban Ocon Alpine – –

?>