Shtangu Poloninë, Asani fitues i ‘Golit më të bukur’ në UEFA

UEFA përcaktoi golin më të bukur të raundit të fundit të kualifikuesëve Euro 2024. Ai i takoi anësorit kuqezi Jasir Asani (ndaj Polonisë)i cili në të 37′-ën vullkanizoi ‘Air Albania Stadium’ me atë goditje nga djathta me të majtën e tij vrastare. Ndaj Polonisë shënoi edhe Mirlind Daku.

Sakaq kjo është hera e dytë që anësori shkupian e fiton këtë trofe pasi më herët një tjetër gol i bukur i tij u regjistrua ndaj Moldavisë.

Gjithësesi, magjitë e golave të lojtarëve shqiptarë nuk mbarojnë këtu pasi në Torshvan një tejtër perlë e Kristian Asllanit fitoi ‘Goli më i bukur’ i raundit të UEFA Euro 2024′.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!