UEFA hap proces hetimi për Rumaninë

UEFA ka njoftuar se ka hapur zyrtarisht një procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë.

Rumania e mposhti Kosovën 2-0 në Bukuresht, por ndeshja u ndërpre në pjesën e parë për 50 minuta për shkak të mesazhit “Kosova është Serbi” të shpalosur nga huliganët e grupit rumun “Uniti sub tricolori”.

Hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi arbitri nga Franca, Vili Delajod dhe delegati i UEFA-s, paraqitën raportin në bazë të cilit Komisonet përkatëse të UEFA-s kanë nisur hetimet. Mësohet se Federata e Futbollit të Rumanisë ngarkohet me disa akuza.

Ata janë: Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumania”), sjellje raciste, ndezje të fishekzjarrëve, hedhje të gjësendeve në fushë dhe bllokim të zonave të qasjes publike.

Në një njoftim paraprak UEFA ka vendosur që Rumania të luajë dy ndeshje pa tifozë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!