Partizani merr kryesimin e Superiores në ranglistën e UEFA-s

- Të kuqtë e Zekiç falë 4 fitoreve dhe dy barazimëve gjatë verës në kompeticionet e UEFA-s marrin vendin e parë për skuadrat e Abissnet Superiore në Europë
Progres i jashtëzakonshëm i Partizanit në UEFA. Sipas përditësimit të fundit skuadra e kuqe e Abissnet Superiore ka ngjitur shkallë galopante duke u renditur në vendin e 181 me koeficent 6.500.
Ndërkohë skuadra e Laçit e cila nuk mori pjesë këtë verë në Europë ka zbritur nga vendi 174 në të 212-të me koeficent 6.000.
Tirana ka ngjitur disa vende pasi tani bardheblutë renditen në vendin e 223-të me koeficent 5.500. E katërta nga Superiorja qëndron Teuta me vendin e 281(4.500). Për të kaluar te Vllaznia, vendi i 301, koeficenti 4.000.
Ndërkaq Egnatia me një prezantim të vetëm në kontinent, renditet në vendin e 411-të me koeficentin 1.000./Sportiim.al/