Vila, rikthimi i tretë te Partizani

Emiljano Vila vjen eksperienca e tretë me të kuqtë, pasi ka luajtur më parë në sezonet 2014-2015 dhe 2016-2018. Ishte vetë Partizani i cili sot njoftoi lëvizjen.
“FK Partizani njofton rikthimin e Emiliano Vilës në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen mes tyre dhe nga sot Vila do të jetë pjesë e Kampionëve të Shqipërisë për këtë sezon futbollistik. Pas eksperiencës pozitive me Teutën sezonin e kaluar Vila rivesh fanellën e kuqe”, shkruhet në njoftimin e klubit të kuq