Taremi prapaktheu, Milan del huq në…finale
Mehdi Taremi nuk do të jetë lojtar i Milanit. Në fund të një dite shumë të gjatë, plot aprovime e kundëraprovime midis propozimit të kuqezinjve dhe kërkesës së lojtarit dhe agjentëve të tij ku ndër të tjera përfshin dhe Horge Mendesh, tentativa mbeti e pakalueshme.
Furlani dhe Monkada u përpoqën në çdo mënyrë për të bindur lojtarin, i cili megjithatë kaloi nga një marrëveshje prej 1.5 milionë në sezon në gati 5 milionë të kërkuara në fazën finale të negociatave nuk u konkretizua.
Edhe Porto zotëruesja e kartonit e cila përmes Vitor Baia kishte njoftuar se kishte arritur një marrëveshje me Milanin (15 milionë plus 3 bonuse), më në fund u desh të pranonte se negociatat dështuan dhe u mbyllën përfundimisht. Kështu lojtari do të qëndrojë me Porton.