Dinamo prezanton një kolumbian, nesër derbi

Dinamo teksa ka në program të premten ndeshjen derbi me Partizanin ka zyrtarizuar sot 25-vjeçarin nga Kolumbia, Huan Kamilo Mesa.

Ishte drejtori sportiv, Haris Fakiç ndërsa ka prezantuar mbrojtësin e ri i cili menjëherë vihet nën urdhrat e trajnerit Luixhi Di Biaxho.

Njoftimi:

“Huan Kamilo Mesa është zyrtarisht lojtari i ri i FC Dinamo City.

25-vjeçari kolumbian që luan në pozicionin e mbrojtësit e ka nisur karrierën në vendlindje, ndërsa në vitin 2020 iu bashkua skuadrës së Sibenik në Kroaci.
Mesa vjen në klubin tonë pas një eksperience me skuadrën e Tuzla City të Bosnjes dhe do jetë një siguri e shtuar në prapavijën e 18 herë kampionëve të vendit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!