Verrati përlotet në lamtumirë

Lot dhe brohoritje për lamtumirën e Verratit: ‘Do të mbeteni i gdhendur në historinë e këtij klubi’:

Marko Verrati ka nënshkruar me Al Arabi, skuadrën e Katarit që e bleu për 50 milionë euro nga Paris Saint-Germain.

Vetëm pak para se të startonte sfida PSG- Nisë për javën e 5-të në Ligue 1, klubi parisien i ka dhuruar një ceremoni të shkurtër por madhështore ish mesfushorit të tij Marko Verrati.

Italiani 30 vjeçar iu bashkua klubit të famshëm francez gjatë sezonit 2012/2013 dhe tani futbollisti i lindur në Peskara, do duhet të ndryshojë klub për të vijuar te Al Arabi në Doha të Katarit.

Gjatë përcjelljes së italianit ai kaloi nga tuneli përmes inkuadrimit të dy skuadrave por dhe tifozëve që e duartrokiten për më shumë se dhjetë vite.

Ai nuk i mbajti lotët ndërsa drejt tij vërshuan duartrokitje mbytëse duke i faturuar kështu një lamtumirë prej “gjeli”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!