Nejmar akord me Al Hilal

Raportimet e fundit të Fabrice Hawkins, gazetarit të RMCsport në Twitter, e konsiderojnë brazilianin Nejmar të lidhur me ekipin e Al Hilal në Arabinë Saudite.

Sulmuesi i PSG pasi ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Parisi u fol ditët e fundit për një rikthim të bujshëm te Barcelona mirpo gjasat janë që pas 6 sezoneve në Francë, Nejmar t’i bashkohet arabëve të milionave pa fre.

Ndërkaq Al Hilal humbi dje finalen e Ligës së Kampionëve të vendeve arabe teksa në finale i mundi Al Nasr. Me Al Hilal janë bashkuar së fundi Milinkoviç-Saviç dhe Kulibali. Sot priten zhvillime…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!