Tirana pret korçarët, Vllaznia sfidon Partizanin, Grezda drejt largimit

Tirana- Skënderbeu dhe Vllaznia- Partizani janë dy sfidat e sotme të javës së 3-të Abissnet Superiore. Ata pasojnë takimet e djeshme Egnatia- Erzeni 4-3 dhe Dinamo- Kukësi 2-1 me javën që mbyllet nesër me përballjen Laçi- Teuta.

Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” Skënderbeun në orën 15:00. Bardheblutë kanë grumbulluar 4 pikë në dy ndeshjet e para, teksa korçarët kërkojnë të konfirmojnë se janë surpriza e këtij sezoni dhe kanë 6 pikë në dy takime.

Te bardheblutë mungojnë Najdovski i pezulluar nga Disiplina dhe Ardit Deliu i dëmtuar. Lajm i mirë për Orges Shehin është fakti që Disiplina ka lejuar të kthehet mbrojtësi Bruno Lulaj. Te korçarët grupi i plotë.

Ndërkaq në orën 18:00, në “Loro Boriçi” takimi Vllaznia- Partizani. Të dyja skuadrat vijnë me pretendime të mëdha teksa në fushë do të kërkojnë maksimumin. Shkodranët kanë të gtshëm Ardit Krymin dhe Marko Juriç, teksa te të kuqtë Eros Grezda duket jashë për probleme fizike.

Madje aludohet se mes gjakovarit dhe klubit është hapur një hendek dhe palët mund të mbyllin bashkëpunimin para kohe. Për t’u parë situata me Viktor Da Silvën. Braziliani pritet të jetë gati pas masës ndëshkuese të klubit. Mehmeti dhe Mba, janë plotësisht gati. Vijnë nga dëmtimet.

Kategoria e Parë

Java e dytë:

18:30

Af Elbasani Vora /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!