Rekord europian në Regbi, Mbape ndjek Francën në tribunë

Ndeshja spektakolare Francë-Zelandë e Re u ndoq edhe nga Kilian Mbape.

Kampionati Botëror i Regbisë filloi me një përplasje spektakolare mes dy favoritëve më të mëdhenj për trofeun e madh të kampionit. Në Francë në stadiumin ‘Stade de France’ përpara më shumë se 80,000 shikuesve vendasit mposhtën Zelandën e Re 27-13 (9-8) në një fund të çmendur.

Me “Gjelat” shkëlqeu Tomas Ramos me 17 pikë. Kjo fitore bëri që organizatorët të kuotohen shpejt si favoriti kryesor për të shkuar në finale. Pse jo dhe për ta fituar atë.

Nëse ngjet, do ta bënte Francën shtetin e parë europian me titull kampion Bote por dhe vendin e dytë në kontinent pas Anglisë, që ka një titull në këtë sport.

Australia ka fituar dy deri më tani, dhe Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut kanë nga tre tituj secila./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!