‘Steka e Artë 2023’/ Eklent Kaçi kampion, mund në finale me vështirësi Kaçin vëlla

Për tri ditë më radhë në qytetin e Laçit u zhvillua “Steka e Artë 2023”. Federata Shqiptare e Bilardos me president Edmond Loku në bashkëpunim me klubin Shumësportësh “Laçi’ dhe me mbështetjen maksimale të kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ia doli të sjellë në impiantin portativ në Laç emra të mëdhenj të këtij sporti.

Katër herë kampioni i Botës Eklent Kaçi, kampioni i edicionit të kaluar në Shqipëri Edmond Zaja (Laç), katër herë fituesi në Ballkan, Labinot Markaj (Kosovë), Edison Halili (Tiranë), Kledio Kaçi (Laç), Myqrem Dervishaj (Vlorë), Eli Koka (Mamurras) dhe Ildo Çekrezi(Laç), diskutuan fazën për 1/4-at e turneut.

Çiftet e ditës së sotme: Eklent Kaçi-Edison Halili, Kledio Kaçi-Myqrem Dervishaj, Edmond Zaja-Eli Koka, Labinot Markaj-Ildo Çekrezi.

Në gjysmëfinale u përballën: Eklent Kaçi– Labinot Markaj (9-8) si dhe Edmond Zaja-Kledio Kaçi (8-9).

Në finale përballja epike mes dy vëllezërish. Eklent Kaçi dhe sfidanti 17 vjeçar Kledio Kaçi dhuruan spektakël dhe emocione duke e ndarë titullin e kampionit vetëm në Bilën e fundit të një dueli që deri në setin e 7-të ishte 6-6. Në fund fitoi Eklent Kaçi (7-6) i cili mori dhe trofeun e dorëzuar nga kyebashkiakja Cara.

Ndërkaq 30 bilardistë u përfshinë në këtë kampionat. Për të ndjekur fazën finale edhe presidenti i KOKSH Fidel Ylli./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!