Partizani thyen Laçin në shtesë

Xhiroja e dytë Abissnet Superiore uli siparin me Partizani – Laçi në ‘Arenën e Demave’. Gjithçka u vendos në shtesë me kryqytetasit që bënë gjithçka mirë e në fund festuan me golin e Maget.

Pjesë e parë e mirë për Partizanin që krijoi më shumë volum loje por dhe Laçi shpërdoroi raste të pabesueshme para portës së Qirkos.

Edhe në të dytën janë të kuqtë ata që dominojnë me Laçin që gjendet jo pak herë në vështirë dhe nuk e ka të lehtë të kontrollojë topin.

Megjithatë, 90 minuta nuk do të mjaftojnë për të nxjerrë një fitues e Maget do të kujtohet të shënojë në shtesë për t’i dhuruar 3 pikët Partizanit.

Sakaq, Kategoria e Parë mbylli javën e saj të parë me dy sfidat e mbetura. Kastrioti debutoi me një barazim 1-1 ndaj Elbasanit, ndërsa Apolonia mposhti pastër Lushnjën në shifrat 0-3.

Abissnet Superiore, Java 2:
Partizani – Laçi 1-0 (Maget 90’+2′)

Kategoria e Parë, Java 1:
Kastrioti – Elbasani 1-1
Lushnja – Apolonia 0-3/ Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!