Dominon Egnatia, ‘poker’ Kukësit në udhëtim

Abissnet Superiore, Java 2:
Kukësi – Egnatia 0-4 (Paulaskas 19′, Duamena 28′, 48′, Isgandarli 56′)

Egnatia shkatërron Kukësin në shtëpinë e këtij të fundit duke e mposhtur në shifrat 0-4. Ishte kjo një tjetër ndeshje e xhiros së dytë Abissnet Superiore që u mbyll mes spektaklit të golave dhe surprizave.

Dominim i dukshëm i miqve gjatë 90 minutave lojë në “Kukës Arena” me verilindorët që dorëzohen përballë rrogozhinasve të pamëshirshëm.

Seria e golave nis me Paulaskas në minutën e 19′-të, për të vijuar me dygolëshin e Duamenas dhe për të vulosur me debutuesin Isgandarli që fikson shifrat në 0-4.

Shumë pak shenja reagimi nga vendasit të cilët do të mund të çajnë vetëm një herë rrjetën e Sherrit por gjithçka konsiderohet e parregullt dhe Egnatia udhëheq sërish pastër ndaj Kukësit.

Kështu, skuadra e Hallaçit pëson humbjen e dytë radhazi duke treguar sërish se nuk është në momentin e saj më të mirë, ndërsa rrogozhinasit gëzojnë 3 pikët e para në kampionat me këtë fitore të thellë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!