Nis Laçi, Dinamo-Tirana intrigon që në start…

Sot në Abissnet Superiore do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së parë të këtij edicioni të 85-të.

Në orën 17:00 në stadiumin e qytetit të Laçit është parashikuar dueli Laçi- Erzeni i Shijakut ndërsa në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit derbi i parë sezonal Dinamo- Tirana do të startojë në orën 20:00.

Laçi-Erzeni

Dy skuadra thuajse të formatuara nga e para. Bardhezinjtë e teknikut Stavri Nica duket se kanë ruajtur vetëm boshtin me portierin Mario Dajsinani, mesfushorin Serxhio Ujka dhe fantazistin me tipare sulmuese Sebastian Spahiu.

Afruar këtë verë emra të tillë: Ronald Sobovale, Altin Kryeziu, Agan Mjaki, Ersi Syla, Ajdi Dajko, Anderson Filipi, Ledjo Tresa, Khalil Taleb, Luis Paolo Silva Zhunior, etj.

Në anën tjetër shijakasit e Alfred Deliallisit kaluan peripecitë e edicionit të kaluar teksa organizimi i grupit të ri erdhi me vonesë. Megjithatë te Erzeni duket se kanë bërë prapaktheu disa lojtarë si Sadiki e Peposhi për të cilët pati interes nga klube të tjera.

Afrimet e Mihanës, Adolf Selmanit, Kotes, Kacbufit, Rodrigo Migones dhe disa futbollistëve të tjerë të rinj, i’a kanë rritur bonueset shijakasëve.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Dorjan Maletaj (Tropojë).

Dinamo-Tirana

Revolucion total te Dinamo e Tiranës. Skuadra blu vjen në këtë takim me emra të rijn në pankinë (Luixhi Di Biaxho), logo ndryshe, donatorë të shtuar (presidenti Bardhi dhe tre sponosorë të tjerë) dhe një grup futbollistësh me CV të pasur futbollistike.

Mjafton të evidentosh emra të tillë si: Rustem Hoxha, Albion Marku, Zhoselin Behiratçe,Baton Zabërgja, Edmir Sali, Bekim Rexhepi, Lorenco Vila, Luis Kaçorri etj për të kuptuar se kjo ‘Dinamo City’ ofron tjetër gjë.

Rivali i tyre sot, Tirana e Orges Shehit, me statusin e klubit më të tiulluar në vend. Bardheblutë pas largimëve të lojtarëve në fund të edicionit të kaluar kanë afruar; Erjon Hoxhallari,Kaina Njunjes, Liridon Latifi, Albi Doka, Gentian Selmani, Fjoart Jonuzi, Gledi Mici. Në emra, merkato tiranase mjaft të goditur.

Vuajnë dëmtimet e sulmuesit Patrik Robson dhe portierit Gentian Selmani.

Java e parë, Abissnet Superiore 2023/2024:

Laçi-Erzeni 17:00

Dinamo- Tirana 20:00 (Elbasan)

Luajtur dje:

Egnatia-Skënderbe 0-1

Vllaznia- Kukësi 3-1

Partizani- Teuta (e shtyrë)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!