Skandali Rubiales/ FIFA e pezullon

Puthja e “shekullit” nga presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit Luis Rubiales ndaj futbollistes Xhenifer Hermosos përpos tërbimit të gjithë botës sportive, nuk ka kaluar pa u analizuar nga FIFA. Ai ka marrë një pezullim të përkohëshëm.

Ndoshta dhe reagimi i vetë futbollistes me një deklaratë dënuese ndaj kreut të Federatës ka mjaftuar që organet disiplinore të futbollit global të ndalen në këtë masë.

Njoftimi i Komitetit Disiplinor të FIFA-s:

“Kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht z. Luis Rubiales nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky pezullim, i cili do të hyjë në fuqi nga sot, është për një periudhë fillestare prej 90 ditësh, në pritje të procedimit disiplinor të hapur ndaj zotit Luis Rubiales të enjten, më 24 gusht.

Po kështu, kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe për të ruajtur, ndër të tjera, të drejtat themelore të futbollistes së kombëtares znj. Xhenifer Hermoso dhe urdhrin e mirë të procedimit disiplinor pranë këtij organi disiplinor, ka nxjerrë edhe dy të tjera. Direktiva (neni 7 FDC) me anë të të cilave ai urdhëron z. Luis Rubiales të përmbahet, nëpërmjet tij ose palëve të treta, nga kontaktimi ose përpjekjet për të kontaktuar me lojtaren profesioniste të ekipit kombëtar spanjoll të futbollit znj. Xhenifer Hermoso ose mjedisin e saj të ngushtë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!