Përditësimi i FIFA-s, Shqipëria e 65-ta

Në renditjen e fundit ‘ Men’s Ranking’ të FIFA-s, nuk regjistrohet asgjë të re për dhjetë vendet e para.

Kampionia në fuqi e botës, Argjentina konfirmohet në krye, me dy vendet e tjera në podium të zëna nga Franca (e dyta) dhe Brazili (e treta).

Krahasuar me përditësimin e fundit në qershor, janë luajtur gjithsej 62 ndeshje, 25 prej të cilave në fazën finale të Concacaf Gold Cup:

Meksika, fituese për herë të nëntë të turneut kontinental të rezervuar për ekipet kombëtare të Amerikës Veriore dhe Qendrore, ka fituar dy pozicione për të zënë vendin e 12-të, ndërsa finalisti tjetër, Panamaja, është ngjitur me 12 vende duke u renditur e 45 ta.

Ndërkohë Shqipëria vijon të jetë në vendin e 65-të në botë ndërsa Kosova renditet e 109-ta./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!