FIFA zbut situatën me Rusinë, U17 rikthehet në kualifikuese

FIFA ka hequr pezullimin për ekipet ruse U17, pas vendimit të marrë nga UEFA dhe duke u hapur rrugën atyre për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

UEFA rivendosi ekipet ruse të të rinjve në garat e saj javën e kaluar, por jo për ekipet e të rriturëve për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

Megjithatë, flamuri, himni dhe uniforma ruse nuk do të lejohen. Rusia u ndalua nga të gjitha turnetë ndërkombëtare të futbollit pasi pushtoi ushtarakisht Ukrainën në shkurt 2022.

Ndërkaq U17 rus nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës të muajit të ardhshëm parashikuar për t’u zhvilluar në Indonezi pasi u ndalua për të qenë pjesë në kualifikimet paraprake.

“Këshilli i FIFA-s përsëriti dënimin e tij për luftën e paligjshme të Rusisë në Ukrainë dhe konfirmoi se kushtet e mbetura të vendimit të marrë më 28 shkurt 2022 mbeten në fuqi deri në fund të konfliktit”, tha organi qeverisës i futbollit botëror.

Ndërkohë në përgjigje të vendimit të UEFA-s, Federata e futbollit ukrainas tha se do të bojkotonte të gjitha garat ku do të marrin pjesë skuadrat ruse, ndërsa Polonia do të refuzojë të luante kundër tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!