Partizani, Ballkani dhe Struga, misioni dhe axhenda në Play Off

Të kuqtë do të përballen me vendasit e Astana në impiantin modern (30 244 vende). Tapeti artificial, një tjetër “barrë” për Partizanin…

Partizani, Ballkani dhe Struga tri skuadrat shqiptare në kërkim të suksesit historik. Këtë të enjte, duke nisur nga ora 16:00 me Astana- Partizani, Ballkani-BATE Borisov (20:45) dhe Struga Trim%Lum-Breidablik (17:00) kampionet në kampionatet respektive do duhet të luftojnë fort për të marrë biletën e kalimit në fazën e grupëve të UEFA Conference League.

Në këtë fazë Play Off-i, si të kuqtë ashtu dhe suharekasit dhe struganët përballë rivalëve të tyre në takimet e para kualifikuese me misionin për të marrë më të mirën.

Partizani:

Partizani i sfilitur nga udhëtimi disa orësh drejt Kazakistanit, i ka marrë të gjitha masat për t’u përballur me dinjitet ndaj Astana-s.

Ndonëse problemet me organikën janë shtuar (Mba i dëmtuar, Atanaskoski i privuar për kartonë, Da Silva i pezulluar nga klubi, mungesa thelbësore), Zekiç me të tijtë, premtojnë një tjetër sfidë të bukur e dinamike.

Kjo ndeshje e ‘Astana Arena’-s i është besuar të gjykohet nga skocezi Donald Robertson.

Ballkani:

Ilir Daja e ka gati strategjinë për sfidën me BATE Borisov. Në ‘Fadil Vokrri’, Ballkani për një tjetër hap drejt suksesit të dytë radhazi për në fazën e grupëve. Volen Çinkov nga Bullgaria do të vendosë drejtësi në fushë.

Klubi sapo ka dalë me një njoftim për tifozët:

Njoftimi:

Të dashur tifozë. Për të gjithë ju që dëshironi të pajiseni fizikisht me biletën tuaj, për aktin e parë të finales kualifikuese në UECL, te zyra e klubit në stadiumin e qytetit në Suharekë, ju mirëpret ekipi asistues, të cilët do t’ua mundësojnë secilit prej jush, ta rezervoni ulësen tuaj për ndeshjen Ballkani vs Bate Borisov. Nga ora 13:00 e deri në orën 21:00, jemi në dispozicionin tuaj.

Struga:

Historike kjo arritje e deritanishme për skuadrën e trajnerit Shpëtim Duro.

Ndeshja do të zhvillohet në Ohër dhe kjo i’u jep mundësi shumë shqiptarëve ta përkrahin ‘hirushën’ maqedonase veriore në këtë pikë kulmore europiane.

31 vjeçari Damian Sylvestrzak nga Polonia do të gjykojë në Ohër.

Klubi strugan kërkon mbështetje teksa paraprakisht ka njoftuar dhe çmimet e biletave.

Njoftimi i djeshëm:

Nga sot (dje, red) dalin në shitje biletat e ndeshjes! Biletat mund ti bleni online në linkun më poshtë si dhe tek “Empire Lounge” në Strugë çdo ditë nga ora 12:00 – 20:00! Çmimi: 300 den. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!