Muçi kualifikon Legian, ecën Xhixha, Manaj te Sivaspor

  • Ernest Muçi i dha kualifikimin Legias së Varshavës me golin e tij në kohën shtesë ndaj Austrisë së Vienës (3-5). Në Play Off Legia takohet me Midjyland.
  • Kalon më tej dhe Karabak i Redon Xhixhës me fitoren 1-2 në transfertë ndaj HJK Helsinkit.
  • Astana- Partizani është ndeshja e parë e fazës Play Off. Skuadra nga Kazakistani humbi 5-1 me Ludogorets në Europa League.
  • Struga gjën islandezët e Brediablik në Play Off ,ndërsa Ballkani përballet në këtë fazë me BATE Borisov.

-Armando Broja mbetet objektivi kryesor i Milanit. “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se sulmuesi shqiptar i Çelsit shihet si zëvendësues i denjë i Olivier Zhiru.

  • Sulmuesi shqiptar Rei Manaj i bashkohet Sivaspor. Me skuadrën turke pritet të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare. Lushnjari do të udhëtojë drejt Turqisë nesër për analizat mjekësore, më pas do të vijë zyrtarizimi.
  • Deko i sapoemëruar drejtor sportiv i Barcelonës konfrontohet me trajnerin Ksavi Hernandez. U fol për një ofertë të klubit Blaugrana në drejtim të Sitit për Zhoao Kanselo por portugezi me gjasë do shkojë në Arabinë Saudite. Deko preferon Ivan Fresnedan të Vajadolid, Ksavi pëlqen Kanselon.
  • Siç raporton gazeta gjermane Bild, klubi i Interit i ka ofruar Bajern Mynih 25 milionë euro për mbrojtësin francez Pavard. Anësori ka kontratë me klubin bavarez deri më 30 qershor 2024./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!