Anglia zonjë shtëpie në Sidnei, në finale me Spanjën

Në gjysmëfinalen e sotme për Kupën e Botës për Femra, luajtur në prani të më shumë se 82 000 spektatorëve, Kombëtarja e Anglisë mundi Australinë 1-3 duke shkuar në finalen e 20 gushtit me Spanjën.

Në përgjithësi anglezet dominuan në të gjithë gjeometrinë e fushës duke ia dalë në pjesën e parë të shënonin një gol mjaft të bukur me Tun.

Në të dytën barazoi Kerr por më pas kampionët e Europës në fuqi realizuan dy herë golat kualifikues për në finale.Hemp në të 71′ dhe Ruso në të 86′ autoret e golave të të formacionit europian.

Kjo është hera e parë për Anglinë femra në një finale Botërori. Në 2015-ën, ata i’a dolën të fitonin vendin e tretë./Sportiiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!