Spanja mund Suedinë, shkon në finalen e Botërorit

  • Në Aucland të Zelandës së Re, Spanja mposhti Suedinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës ‘Australi- Zelandë e Re 2023’ për Femra dhe merr biletën e finales së datës 20 gusht.

Ndeshja u karakterizua përgjithësisht nga loja e kujdesshme për shumë minuta. Për të parë një sfidë plot adrenalinë, në një impiant në kapacitet prej 50 mijë vendesh, me gola e përmbysje, duhej të vinin minutat e fundit të gjithë takimit.

Në të 81′-ën Salma Parajuelo për iberiket goditi bukur brenda zonës duke shënuar golin e epërsisë së Spanjës. Mirpo Suedia me Kosovare Asllanin kapitene, nuk u dorëzua teksa në të 88-ën arriti barazimin me Blomkuist.

Spanja me pretendime që nga fillimi për të fituar këtë Botëror, u ‘ngriu’ buzëqeshjen nordikëve pasi një minutë më vonë (89′), futbollistja e Real Madrid Olga Karmona realizoi një supergol nga vija ballore e zonës së 16 metrave.

Në fund, festë te Spanja ndërsa suedezet përfshihen nga zhgënjimi. Mes lotëve, ata u larguan nga fusha me mendjen për të luajtur shanset e finales së vogël (me 19 gusht ora 10:00) me humbësen e gjysmëfinales tjetër që luhet nesër mes Australisë dhe Anglisë./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!