Struga pranë Play Off-it, e pret ‘Elbasan Arena’

UEFA i ka rekomanduar klubit strugan ‘Air Albaina’-n por impianti në kryeqytet pritet t’i nënshtrohet rimbjelles së fushës. Elbasani altrenativë

Sipas “Infosport.mk” ekipi të Strugës i është propozuar nga UEFA që të luajë në Shqipëri nëse kalon Esperange të cilën e mundi ndeshjen e parë në turin e tretë 3-1.

Në këto kushte më 24 gusht, Struga duhet të zbresë në fushë për “Play Off” teksa të premten do të mbërrijnë në Maqedoni të Veriut inspektorë të UEFA-s për të parë gjendjen e fushës së stadiumit në Shkup, “Todor Proeski”.

Në rast se UEFA nuk e licencon këtë stadium, atëherë Struga do të duhet të largohet nga Maqedonia e Veriut dhe të luajë në “Elbasan Arena” ose në “Loro Boriçi”.

Për t’u kujtuar se Strug Trim&Lum në play off mund të takohet me Breidablik të Islandës pasi në ndeshjen e parë janë mundur 6-2 nga Zrinjski Mostar dhe shanset për të kaluar janë thuajse zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!