Dita e Partizanit, lavdia vjen nga ‘Elbasan Arena’

UEFA me rregulla të reja, nuk ka penalizime kartonësh te Partizani.

Partizani pranë kualifikimit në fazën Play Off të Ligës së Konferencës. Sot skuadra kampione e Shqipërisë, do të duhet të mbrojë në “Elbasan Arena” fitoren e ndeshjes së parë të turit të tretë kualifikuaes arritur një javë më parë në Riga ndaj Valmerias së Letonisë (2-1).

Me fillim orën 20:00, Partizani i Zoran Zekiç, për të shkruar historinë në kontinnet. Nëse kalojnë ndaj letonezëve, të kuqtë kanë realisht shanse të prekin për herë të parë grupet e një kompeticioni europian.

Në radhë është njëri nga ekipet e eleminuara nga dueli Ludogorets- Astana e cila luhet paralelisht në Azgrad (Bullgari, 1-2 e vajtjes, 20:00).

Ndërkohë në kampin e kuq, nuk mungojnë problemet. Përpos Kristian Mba, në listën e mungesave për sot janë dhe Saliu Sembene dhe Viktor Da Silva me brazilianin që ka thyer të gjitha raportet me trajnerin Zekiç apo dhe vetë klubin.

Sakaq, Sandi Putros nga Danimarka do të jetë arbitri i ndeshjes Partizani- Valmerias. Ky takim me rendësi të madhe për Partizanin por dhe vetë futbollin shqiptar, pritet të ndiqet nga shumë tifozë. /Erga Kenga/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!