Bajern-Real firmosin barazimin përmes spektaklit

Gjysmëfinale vajtje: Bajern Mynih- Real Madrid 2-2

Mbrëmje spektakolare futbolli në ‘Allianz Arena’ në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bajern Mynih- Real Madrid barazuan 2-2 dhe shtynë çështjen e kualifikimit pas 8 ditëve në ‘Santiago Bernabeu’. Gjermanët e nisën fuqishëm, por spanjollët bënë aksionin e parë në minutën e 24-të, kur Kros dërgoi Vinicius të vetëm përballë Nojerit për 0-1.

Në pjesën e dytë, mes 53′ dhe 57′, vendasit e kthejnë ndeshjen: Sane gjeti golin e barazimit, më pas Kejn bëri rezultatin 2-1 nga penalltia (faull nga Lukas Vazkez ndaj Musialës). Megjithatë, në finale, ish-lojtari i Napolit Kim përfundoi një mbrëmje katastrofike duke rrëzuar Rodrigo në zonë: Vinicius nuk gaboi nga pika (83′).

Sigurisht dy golat në këtë takim, e kthyen brazilianin dhe lojtarin e ndeshjes teksa pas takimit tha se tani, ai, skuadra dhe vetë tifozeria madrilene e eshohin vetën më shumë pranë finales së Londrës.

Kështu kuaufikimi shtyhet për javën tjetër në Madrid. Në dukje Reali tani vjen më favorit paçka se në nivele të tilla, asgjë nuk mund të parashikohet. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!