Kalendar provokativ, ‘Final Four’ rebusi i madh i Superiores

Të gjitha ndeshjet e javëve 34, 35 dhe 36-të do të zhvillohen në orën 16:00

Po tani? Departamenti i Garave në FSHF zbuloi sot se tre javët e fundit të Abissnet Superiore do të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe orë. Një tradicionale e cila ka si qëllim të shmangë ‘fjalët’ dhe të imponojë respekt maksimal për garën.

Sidoqoftë në këtë pikë të garës teksa kanë mbetur dhe 9 pikë maksimale për çdo ekip, disa verdikte janë zbardhur. Egnatia e ka siguruar zonën ‘Final 4’ ndërsa Kukësi pas 12 viteve në elitë, ka zbritur në Kategori të Parë.

Në lojë, janë përcaktimi i dy vendeve të para me bonusin e mjaftueshmërisë së barazimit në gjysmëfinale të turneut final me 4 skuadra, vendi i parë që arkëton 100 milion lekë (të vjetër), tre apo katër skuadrat që mund të gjëjnë këtë zonë, skuadra e dytë që shoqëron Kukësin menjëherë në inferiore.

Sikundër dhe vendi i tetë, ai që do duhet të mbrojë Kategorinë me vendin e tretë të së Parës (Flamurtai, Vora, Apolonia, Korabi luajnë play off për të përcaktuar skuadrën fituese të këtij vendi).

Në fakt, kalendari thotë dhe nuk thotë asgjë. Më poshtë ndeshjet e detajuara për secilën skuadër për tre duelet e fundit të edicionit futbollistik 2023/2024:

Egnatia 60 pikë/ Ndeshjet e mbetura:

Teuta- Egnatia, Dinamo- Egnatia, Egnatia- Tirana.

Vllaznia 55 pikë/ Ndeshjet e mbetura:

Vllaznia- Dinamo, Tirana- Vllaznia, Vllaznia-Skënderbeu.

Partizani 54 pikë/ Ndeshjet e mbetura:

Partizani- Skënderbeu, Kukësi- Partizani, Partizani-Erzeni.

Dinamo Siti 47 pikë/ Ndeshjet e mbetura:

Vllaznia- Dinamo, Dinamo- Egnatia, Teuta- Dinamo

Skënderbeu 47 pikë/ Ndeshjet e mbetura:

Partizani- Skënderbeu, Skënderbeu- Laçi, Vllaznia- Skënderbeu.

Tirana 46 pikë/Ndeshjet e mbetura:

Laçi- Tirana, Tirana-Vllaznia, Egnatia- Tirana.

Teuta 41 pikë/ Ndeshjet e mbetura:

Teuta- Egnatia,Erzeni- Teuta, Teuta- Dinamo.

Laçi 39 pikë/ Ndeshjet e mbetura:

Laçi- Tirana,Skënderbeu-Laçi, Laçi- Kukësi.

Erzeni 31 pikë/ Ndeshjet e mbetura:

Erzeni- Kukësi, Erzeni-Teuta, Partizani- Erzeni.

Kukësi 26 pikë/ Ndeshjet e mbetura:

Erzeni- Kukësi, Kukësi-Partizani, Laçi- Kukësi./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!