Ballkani dhe Struga kalojnë, Play Off-i më pranë

Conference League, kualifikuese:
Ballkani – Linkoln Red Imps 2-0
Struga – Suift Hesperange 3-1

Tre gola të Ibraimit te Struga dhe një supergol i Trashit në “Fadil Vokrri” madhështia shqiptare përtej kufirit.

Një ditë e gjitha për skuadrat shqiptare në Conference League. Përveç triumfit të Partizanit, edhe Ballkani e Struga kanë shkëlqyer duke rrëmbyer fitore në provat e para të turit të tretë.

Ballkani mposhti me rezultatin e pastër 2-0 ekipin nga Gjibraltari, Linkoln Red Imps me golat e Korenicës dhe Trashit, të dy të shënuar gjatë pjesës së dytë. Dominimin i skuadrës së Ilir Dajës e cila është pranë rishkrimit të historisë në këtë kompeticion.

Sakaq, Struga e Shpëtim Duros bëri mjaft mirë duke siguruar fitore në shifrat 3-1 në ndeshjen e parë përballë luksemburgasve të Suift Hesperange. Të tre golat e maqedonsve u shënuan nga Besar Ibraimi, dy prej të cilëve me penallti.

Kështu, Partizani, Ballkani dhe Struga kanë hedhur hapin e parë drejt fazës “play-off” dhe në kthim ju duhet vetëm të ruajnë ritmin. Gjithçka për t’u parë javën e ardhshme./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!