Shkurt/ Shpendi te Empoli, Perez qëndron te Real, boks në “Fadil Vokrri”

Empoli njftoi sot se futbollisti shqiptar Stven Shpendi i ardhur nga moshat e Çezenës është bashkuar me skuadrën toskane. Aty ku aktivizohet dhe mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli.

Një video mesazh i Shpendit me këtë rast: “Përshëndetje fansa blu, unë jam Stiven Shpendi dhe mezi pres t’ju shoh. Forca Empoli”.

Arjan Bellai rikthehet te Bylis. Gjirokastriti ishte në timonin e ballshiotëve edhe edicionin e kaluar derisa u zëvendësua nga Shensoji.

Xhanluixhi Bufon pasi vari dorezat në gozhdë (45 vjeç) do të jetë kreu i delegacionit të Kombëtares Italiane të Futbollit. Kreu i FIGC Gabriele Gravina shprehu sot lumturinë e tij.

Inter publikon çmimet e biletave për ndeshjen miqësore të 13 gushtit me Egnatian në Ferrara. Çmimi më i kripur në tribunën VIP (37 euro).

Real Madrid përgënjështron lajmet se Florentino Perez mund të largohet nga klubi Los Blancos.

Mançester Siti para se të luajë nesër Superkupën e Anglisë me Arsenal ka konkluduar me afrimin e kroatit Joshko Gvardiol.

‘Fadil Vokrri” të Prishtinës po zhvillohet një turne boksi ku ndeshja kryesorë është mes Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohamedi.

Paraprakisht boksieri nga Peja, Dielli Vranoci ka mposhtur boksierin turk, Burak Akus me pikë (40-35).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!