Partizani shkëlqen në Riga

Conference League, kualifikuese:
Valmiera – Partizani 1-2 (Gustavo Silva 27’/ Cara 58′, Rrapaj 76′)

Partizani bëri përmbysjen e madhe në transfertën letoneze përballë Valmerias. Ekipi kampion i Shqipërisë e nisi turin e tretë me një fitore minimale që rrit shpresat për kalimin në fazën “play-off” të Conference League.

Sfida nisi si e barabartë por goli i Silvës në minutën e 27′-të prishi ekuilibrat. Braziliani provoi me të majtën nga distanca dhe zuri të papërgatitur portierin Qirko duke realizuar një gol mjaft të bukur.

Pjesa e dytë nisi ndryshe me një Partizan më të karikuar, këmbëngulja e të cilit u shpërblye me golin e Carës në të 58′-ën. Ndizet akoma dhe më shumë sfida me të kuqtë që duken më të motivuar në daljet e tyre përpara.

Golin e Carës e pason ai i Arinaldo Rrapajt që mori dhe statusin e vendimtarit në këtë takim. Kur luhej e 76′-ta minutë gjuajtja e tij surprizoi portierin Olses me topin që u ndal në rrjetën e këtij të fundit.

Kështu, gjithçka kthehet në favor të Partizanit që interpretoi mjaft mirë sfidën deri në vërshëllimën e fundit duke ruajtur këtë avantazh minimal si një plus të madh për ndeshjen e kthimit ku do të vulosen fatet e skuadrave./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!