Partizani në Riga, Zekiç radha jote…

Zekiç: “Kam shumë besim te skuadra. Pas gati 2 muajve bashkë kuptohemi më mirë me njëri- tjetrin, ç’ka na ndihmon për të qenë kompetitivë në Europë.”

Nga Erga Kenga

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, Partizani i Tiranës prej dy ditësh po përgatitet për të luajtur sot aktin e parë të duelit me Valmerias vendase.

Për turin e tretë të Conference League, kampionët e Shqipërisë me potenciale reale për të ecur drejt play off-it, do duhet të japin më të mirën e tyre këtë mbrëmje në kryeqytetin e vendit balltik.

Partizani:

Të kuqtë e Zoran Zekiç kanë rekuperuar mbrojtësin Andi Hadroj (pati probleme fizike gjatë javës) dhe me gjasë do të jenë plotësisht të gatshëm.

Ndërkohë, Partizani i vetmi ekip nga Superiorja mbetur në garat europiane vjen pasi eleminoi në turin e dytë andorrianët e Atletik d’Eskaldes në të dyja përballjet (0-1 dhe 4-1).

Në anën tjetër Valmerias e cila luan sot rreth 106 kilomatra larg qytetit të saj, arriti në këtë fazë teksa mundi dy herë modestët nga San Marino të Tre Pene (0-3, 7-0).

Joni Hitia, 34 vjeçari finladez do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Valmerias- Partizani me sfidën që nis në orën 19:00.

Sakaq ndeshja e kthimit më 17 gusht. Fituesi i këtij çifti sipas shortit të UEFA-s do të përballet në play off me humbësin e përballjes Astana- Ludogorets.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!