Botërori i Femrave/ Franca dhe Kolumbia në çerekfinale

Dy ndeshjet e sotme për 1/8-at e Kupës së Botës për Femra ‘Australi- Zelandë e Re’ i dhanë fizionomi më të plotë kompeticionit më të rëndësishën në planet për futbollin e gjinisë femërore.

Fillimisht dueli- Kolmbi- Xhamajkë luajtur në Melburn. Ishte Usme në minutën e 51-të teksa i dha fitoren Kolumbisë në sfidën me Xhamajkën.

Në takimin tjetër luajtur pak minuta më parë në Adelaide, Franca shkatërroi 4-0 Marokun duke kaluar më tej.

Sot:

Kolumbi– Xhamajkë 1-0

Francë-Marok 4-0

Në çerekfinale Franca përballet me Australinë ndërsa Kolumbia gjën Anglinë. Sakaq Spanjë-Holandë dhe Japoni- Suedi takimet e tjera të kësaj faze./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!